Mëngjesin e sotëm, respektivisht rreth orës gjashtë, policia kroate ka marrë njoftim se një person është plagosur me armë zjarri në Kolanjski Gajec na Pag, në zonën e Katarelacit. I plagosuri ka ndërruar jetë në autoambulancë rrugës për në spital.
Ngjarja ka ndodhur në një nga plazhet ngjitur me Zrce-në e njohur, njoftojnë mediumet vendase. Për ngjarjen deri më tani policia ka arrestuar një person, transmeton Blic.
Mediat njoftojnë se jozyrtarisht një shtetas i Serbisë ka qëlluar një shtetas malazez.
“Jam i njohur me ngjarjen, por për momentin nuk mund të zbuloj detaje të tjera. Kur të mësojmë më shumë nga hetimi, do të informojmë publikun”, tha shefi i policisë Shime Gligor.
