Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është parashtruar një padi penale, janë arrestuar 8 persona dhe një tjetër është marrë në bidesë zyrtare për shkak se dyshohen se kanë shkaktuar zjarre në Maqedoninë e Veriut.
Dy nga personat e arrestuar janë nga Shqipëria.
“Më 13.08.2021 është parashtruar kallëzim penale nga SPB Ohër dhe DPB në Dibër deri te Prokuroria Publike Themelore Dibër në lidhje me zjarrin e shkaktuar më 08.08.2021, në fshatin Bohmovë të Dibrës, kundër B.M.(60) nga Dibra, për kryerjen e veprës penale “shkaktim të zjarri pyjor”, në bazë të nenit 227 të Kodit Penal.
Gjatë ditës së djeshme, në lidhje me zjarrin që dje u denoncua se është ndezur në fshatin Molniçan i Epërm të Dibrës, nga ana e nëpunësve policorë janë privuar nga liria tetë persona (gjashtë nga Kumanova dhe dy nga Shqipëria) dhe në konsultim me prokurorin publik të PPTh Dibër ata janë mbajtur në stacionin policor, kurse bisedë zyrtare është kryer edhe me një person nga fshati Broshticë. Pas dokumentimit edhe për këtë rast do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thanë nga MPB-ja, transmeton TV21.
