Në orët e para të 24 shkurtit Rusia pushtoi Ukrainën.
Një muaj pas, presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski iu drejtua popullit jo siç bënte ditëve të fundit nga ambiente të mbyllura, por nga rruga.
Duket errësirë.
Porositi se Rusia duhet të ndalohet dhe këtë duhet ta bëjë bota.
“Të gjithë duhet ta ndalojmë Rusinë. Bota duhet të ndalojë luftën. U jam mirënjohës të gjithëve që veprojnë në mbështetje të Ukrainës, në mbështetje të lirisë. Por lufta vazhdon. Terrori ndaj paqedashësve vazhdon. Ka kaluar një muaj tashmë! Ka kaluar kaq shumë kohë! Kjo më thyen zemrën, të gjithë ukrainasit dhe çdo person i lirë në tokë. Prandaj ju kërkoj të ngriheni kundër luftës!”, tha mes tjerash Zelenski, transmeton TV21.
