Një ish-pilot i bëri dhuratë gruas autobusin ku ishin takuar për herë të parë

TË FUNDIT

Ish-piloti Ken Morgan ishte njohur me bashkëshorten e tij, Shirley në një autobus të rrugës Gloucester-Cardiff në vitin 1956.

Ndërkaq, dhurata romantike e këtij bashkëshorti për gruan e vet ishte autobusi 2-katësh, ku ata ishin takuar për herë të parë.

Morgan kishte paguar 12 mijë paund për të blerë autobusin me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe, të cilin e mbanin si koleksion në një muze autobusësh.

Ai kishte thënë se ”autobusi e çonte pas në kohë, në ditët kur ata ishin takuan për herë të parë”. Në atë kohë, Morgan ishte 22 vjeçar dhe kishte takuar bashkëshorten e tij, 18 vjeçe në udhëtimin 97 km me autobus, përpara se ta ftonte për takim.

Çifti ishte martuar tri vjet më vonë.

Më pas, ai kishte lënë forcat ajrore për t’u stërvitur si shofer autobusi dhe për të punuar pranë saj./21Media