Një inspektor i tregut në Kumanovë pozitiv me Kovid-19, mbyllet reparti, njoftoi Paunovski

TË FUNDIT

Një inspektor i Tregut i Kumanovës është infektuar me Kovid-19 dhe për këtë do të mbyllet tërë sektori i Inspektoratit të Tregut në Kumanovë, njoftoi në Konferencë për media kryeinspektori i Tregut, Stojko Paunovski.

“Sot në Kumanovë do ta mbyllim tërë Sektorin sepse një nga inspektorët është pozitiv me Kovid-19. Gjithçka çka bëmë ne ishte që të mbrojmë inspektorët dhe qytetarët”, tha Paunovski.

Paraprakisht TV21 njoftoi se në vetëizolim janë edhe kuadri i Inspektoratit të Arsimit, pasi dy punëtorë të administratës janë infektuar me Kovid-19.