Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person i prekur me Covid-19, janë konfirmuar edhe 23 raste të reja, ndërsa janë shëruar 230 persona nga Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.107 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.987.
Numri total i rasteve pozitive është 107.336 raste nga 602.319 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes./21Media
