Një Gjykatë në Vietnam dënoi shtatë persona të përfshirë në tregti me njerëz dhe vdekjen e 39 emigrantëve

TË FUNDIT

Një Gjykatë në Vietnam dënoi shtatë persona të përfshirë në tregti me njerëz dhe  vdekjen e 39 emigrantëve trupat e të cilëve u gjetën në Britani të Madhe.

Katër vietnamezë, të moshës prej 26 deri 36, janë dënuar në dy vjet e gjysmë deri në shtatë vjet e gjysmë burg për pjesëmarrje në tregti me emigrantë.

Gjykata në provincën vietnameze qendrore Ha Tin dënoi me dënim me kusht tre persona.

Trupat e 39 personave ishin gjetur më 23 tetor të vitit 2019, në një kamion që ka transportuar kontejner-frigorifer në zonën industriale në Grejs, 40 kilometra në lindje të Londrës

Në Britani të Madhe, disa persona, përfshirë edhe shoferin e maunes, janë akuzuar lidhur me rastin. Ata janë prononcuar fajtorë për vrasje nga pakujdesia.

Trembëdhjetë të tjerë janë akuzuar në Francë dhe 13 në Belgjikë. ar/