Një burrë është privuar nga liria, nën dyshimin se ka përdhunuar një të mitur në Gostivar dhe ka publikuar përmbajtje eksplicite në rrjetet sociale, përcjell TV21. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se është privuar nga liria 29-vjeçarin T. B. nga fshati Zdunjë.
“Më 24.04.2026 zyrtarët policorë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Gostivar kanë privuar nga liria personin T.B. (29) nga fshati Zdunjë e Gostivarit. Sipas denoncimit të bërë më 24.04.2026 nga një banor 42-vjeçar i Gostivarit, para disa muajsh në zonën e Gostivarit, një person i panjohur me automjet “Volkswagen Jeep” ngjyrë e zezë, ka ndaluar vajzën e tij të mitur dhe me përdorimin e forcës e ka përdhunuar, duke e kërcënuar atë dhe familjen e saj. Gjithashtu, më 22.04.2026, në rrjetet sociale janë publikuar fotografi dhe video eksplicite të vajzës së denoncuesit. Pas masave të ndërmarra, personi është gjetur dhe është kryer bastisje në shtëpinë e tij si dhe në një shtëpi tjetër në fshatin Raven ku ai qëndronte, me ç’rast janë sekuestruar një laptop, telefon celular, USB dhe sende të tjera. Personi po mbahet në stacionin policor për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB.
