Një 23 vjeçar ka ndërruar jetë nga Covid-19

TË FUNDIT

Një 23 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e virusit korona. Djaloshi është nga Sveti Nikolla, por nga Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor për situatën me Covid-19 nuk kanë dhënë më shumë shpjegime. Edhe pse TV21 drejtoi pyetje në Ministri, prej atje nuk kthyen përgjigje për të treguar mbi gjendjen paraprake shëndetësore dhe pasqyrën klinike të 23 vjeçarit.

Përndryshe në 24 orët e fundit betejën me koronën e kanë humbur gjithsej 7 persona të moshës nga 50 deri 70 vjeç, pa përfshirë djaloshin nga Sveti Nikolla.