Nisma e referendumit ka shumë anomali ligjore! Ministri i Drejtësisë: E drejta ndërkombëtare ndryshon nga e drejta nacionale

TË FUNDIT

Nisma për shpalljen e referendumit ka mjaft anomali juridike, mangësi që e bëjnë të pamjaftueshme nga pikëpamja juridike për të arritur një qëllim të imagjinuar, potencial, çfarëdo qoftë ai, tha sot ministri i Drejtësisë Nikolla Tupançeski.

Para dorëzimit të nismës, thotë ministri, është dashur të merren parasysh dispozitat e Kushtetutës, ligji për referendumin dhe Rregullorja e Kuvendit.

“Në nenin 118 të Kushtetutës rregullohet shprehimisht çështja e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe në këtë kontekst të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ato, siç thuhet në këtë nen, paraqesin pjesë përbërëse të rendit të brendshëm juridik të shtetit dhe nuk mund të ndryshohen me ligj”, tha Tupançeski në një deklaratë para promovimit të Strategjisë nacionale për parandalim dhe drejtësi për fëmijët (2022-2026) dhe Plani i Veprimit (2022-2023).

Sipas tij, rregullorja në Ligjin për Referendumin është veçanërisht i rëndësishëm.

“Neni 24 nënkupton që mund të thirret referendum para nënshkrimit, pra ratifikimit të një marrëveshjeje ndërkombëtare. Kuptohet se ky ligj ka edhe një dispozitë tjetër që duket se është relevante, ajo është neni 28, i cili i referohet shumicës së Badenterit dhe çfarë implikimesh ka ai vendim me shpalljen e referendumit. Ekziston edhe rregullorja e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe këto janë aktet që janë të rëndësishme kur merret vendimi për shpalljen e referendumit”, tha ministri i Drejtësisë.

Ai përkujtoi se të vetmet autoritete në shtet dhe në të drejtën ndërkombëtare për lidhjen dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare janë presidenti i shtetit dhe qeveria e vendit që e nënshkruan atë.

“Të mos harrojmë se e drejta ndërkombëtare ndryshon nga e drejta kombëtare në shumë mënyra, për nga komplementariteti. Do të jetë e detyrueshme respektimi i obligimeve të marra me Marrëveshjen Ndërkombëtare dhe është e sigurt se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk mban përgjegjësi për mënyrën se si mund të ndërpritet. Patjetër që kur flasim për procesin e deratifikimit, ai askund nuk është i rregulluar me rregullore kombëtare”, thotë Tupançevski.

Sipas ministrit të Drejtësisë, nuk ka një rregullore të veçantë se si mund të ndërpriten marrëveshjet ndërkombëtare.

“Por të them mendimin tim personal juridik – në marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar, ka një mënyrë që ato të ndërpriten. Marrëveshjet ndërkombëtare janë në një farë mënyre ligj i veçantë dhe rregullojnë çështjen se si mund të anulohen në mënyrë të njëanshme apo si të tërhiqen nga obligimet që dalin prej tyre”, theksoi ministri Tupançeski.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi të mërkurën e hodhi poshtë iniciativën për shpalljen e referendumit të paraqitur nga VMRO-DPMNE me arsyetimin se është jokushtetuese, gjegjësisht se neni 118 i Kushtetutës parasheh që marrëveshjet ndërkombëtare nuk mund të ndryshohen me ligj.

VMRO-DPMNE më 9 shtator parashtroi në Kuvend nismën për mbajtjen e referendumit për anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë.