Autoritetet franceze po hetojnë mbi një ngjarje që pretendohet se ka ndodhur më herët gjatë vitit në Pallatin e Elizesë, konfirmoi të premten Kryeprokuroria e Parisit.
Një ushtare e pallatit presidencial ka akuzuar kolegun e saj për përdhunim, sipas zyrës së presidentit francez Emmanuel Macron. Të dy kanë qenë stacionuar në Elize, por i akuzuar është zhvendosur më pas nga posti, thuhej në deklaratë.
Zyra e prokurorit tha për Associated Press se hetimet filluan më 12 korrik dhe se i akuzuari është marrë në pyetje por jo si person i dyshuar për ngjarjen.
Pallati presidencial nuk është shprehur mbi ngjarjen pasi hetimet vazhdojnë por deklaroi se sapo “u njoftuan për rastin morën masa: duke dëgjuar, mbështetur dhe shoqëruar viktimën”.
Gazeta franceze “Liberation” ka raportuar se sulmi ndodhi gjatë një feste largimi të një prej punonjësve, duke shtuar se presidenti Macron kishte qenë gjithashtu i pranishëm. Më tej raporton se ngjarja ka ndodhur në një ndërtesë të sigurisë së lartë, pjesë e kompleksit presidencial.
