Televizioni 21 mëson se edhe zyrtarisht kanë nisur bisedimet për formim të shumicës parlamentare mes dy partive fituese në zgjedhjet e 15 korriku, LSDM-së dhe BDI-së. Këtë informacion e konfirmojnë burime nga të dyja partitë, duke pohuar se prej sot edhe formalisht fillojnë negociatat. Kreu socialdemokrat Zoran Zaev nuk i konfirmon këto informacione, ndërsa për TV21 ripohoi se bisedimet do të nisin pasi të kthehet nga pushimi. Përgjigja e tij thotë: “Unë jam në pushim. Nuk kemi kurrfarë bisedimesh me askënd. E dinë të gjithë se pas festave të Ilindenit fillojmë me bisedimet me partitë politike potenciale për bashkëpunim të mundshëm me koalicionin e udhëhequr nga LSDM-ja. Deri atëherë nuk kemi bisedime”, deklaron Zaev.
