Nisi gjykimi ndaj inspektorëve të Komunës së Prishtinës

TË FUNDIT

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë nisi gjykimi ndaj inspektorëve të Komunës së Prishtinës. Të akuzuarit për keqpërdorim me leje të ndërtimit ish-kryeinspektori Ismet Haliti, Skënder Canolli, Vehbi Abdullahu, Drita Rukiqi, Blerina Syla, Blerim Ibishi, Ardian Muhadri, Arbenita Ajeti, Mergim Shala dhe Granit Cenaj u deklaruan të pafajshëm për akuzat se keqpërdoren mbi 28 milionë euro. Të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal, duke u mundësuar investitorëve që të ndërtojnë objekte kolektive banesore në kundërshtim me ligjin për ndërtim. Në mesin e të akuzuarve është edhe pronari i kompanisë Pozhegu Brothers, Qemajl Pozhegu.