Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari, ka bërë të ditur para medieve se greva ka filluar në shumë shkolla dhe ajo do zgjasë deri në orën 12:00. Jashari kërkoi nga Qeveria që të kërkojë falje për premtimin që sipas tij nuk e kanë mbajtur.
Gjatë ditës së djeshme SBASHK kërkoi nga institucionet shtetërore qendrore e lokale që të mos bëjnë presion në anëtarësinë rreth grevës, por të ulen e të përmbushin obligimet e tyre karshi Kontratës Kolektive në mënyrë që greva të jetë sa më e shkurtër.
Gjatë ditës së djeshme Arsim Bajrami ka thënë se greva është e paarsyeshme sepse të enjten mësimdhënësit do t’i marrin pagat me rritje. Të njëjtën e ka thënë edhe ministri i Financave Avdullah Hoti. Dhe sot edhe Kryeministri Mustafa i cili pos tjerash tha që pret që arsimtarët të mbajnë mësim.
Sa kemi informacion tani, greva ka filluar në shkollën fillore “Zenel Hajdini”, në shkollën “Naim Frashëri” dhe në “Asim Vokshi” në Prishtinë.
Greva ka për qëllim që të nxisë Qeverinë në realizimin e kontratës kolektive dhe t’i përmirësoj gabimet e bëra në listat e pagave për muajin prill, ku përfshihet kompensimi prej 0.05% për çdo vit të shërbimit. / 21MEDIA
