Nis grumbullimi i duhanit në Prilep! Kultivuesit kërkojnë çmime më të larta

TË FUNDIT

Kombinati i duhanit i Prilepit, në 34 pika filloi me grumbullimin e duhanit nga prodhimi i këtij viti. Kombinati do t’i paguajë kultivuesit e duhanit dy herë në javë dhe do të marrë rreth 2300 ton duhan sipas kontratave. Gjatë ditës te gjitha shitjet e bëra thuhet se janë te klasit të parë. Shitësit kërkojnë rritjen e çmimit të duhanit edhe më tej.

-“Këtë vit kemi 1 ton e 300, 400 kg. Duhani është me kualitet dhe i tharë në kohë, i mbledhur dhe ujitur në kohë me sisitemin pikë për pike. Tash rreth çmimeve duhet të jenë më të larta sepse ka shumë punë dhe shumë harxhime”.

“Edhe përskaj asaj se shitja ka filluar ne ende jemi në bisedime me kompanitë dhe kërkojmë rritjen e çmimeve dhe deri në plotësimin e kërkesave tona nuk do të ndalemi”

-“Për momentin nuk kemi ndonjë mbikëqyrje të saktë se si janë vlerësuar sasitë e shitura por atë që e dëgjova nga shitësit e duhanit, duhani është me kualitet të mirë dhe vlerësohet si klasi i parë”

Në një takim me drejtorin e Kombinatit të duhanit – Prilep, Aleksandar Aleksovski, dje ishte ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski. Tha se janë marr mostrat në të gjitha pikat e regjistruara të grumbullimit ndërsa nga sot ka filluar grumbullimi, i cili do të zgjasë sipas afateve ligjore.

“Këtë vit kemi duhan me cilësi të shkëlqyer, me çka vazhdohet tradita e prodhimit cilësor. Kemi 11% rritje të hapësirave dhe të bujqve të paraqitur ne Odën e mbikëqyrësve të duhanit qe do të thotë se do ta kthejmë këtë prodhim në piedestalet siç ka qenë edhe më parë. Ne si ministri do ta ndjekim të gjithë procesin si dhe Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë që është institucioni kompetent do ta ndjekë me kujdes të gjithë procesin e grumbullimit. Shpresoj që këtë vit të kemi një sezon të grumbullimit më të suksesshëm”, tha Cvetan Tripunovski.

Çmimet janë të përcaktuara: 420 denarë për klasin e parë, 360 për të dytin dhe 300 për klasin e tretë. Nëse gjatë procesit të grumbullimit çmimet rriten, kultivuesit e duhanit do të marrin pagesë shtesë.