Nikollovski: Më nuk jemi pjesë e shteteve të pakënaqshme në nivel global sa i përket korrupsionit

TË FUNDIT

Maqedonia e Veriut ka arritur progres të rëndësishëm dhe thelbësor në pjesën e luftës kundër korrupsionit me çka më nuk është në grupin e shteteve të pakënaqshme në nivel global, deklaroi sot zëvendëskryeministri përgjegjës për Luftimin e Korrupsionit dhe Krimit, Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, Lupço Nikollovski.

Trupi i Këshillit të Evropës i cili merret me mbikëqyrjen e standardeve të antikorrupsionit në vendet e GREKO-s në mbledhjen e djeshme ka shënuar progres në Maqedoninë e Veriut në pjesën e përmbushjes së rekomandimeve nga xhiroja e katërt e evaluimit.

Bëhet fjalë për 19 rekomandime për parandalim në pjesën e korrupsionit në Parlament, gjyqësor dhe prokurori, prej të cilave vendi nuk ka përmbushur vetëm dy. Tërësisht janë përmbushur nëntë rekomandime, ndërsa pjesërisht tetë rekomandime.

Sipas Nikollovskit, ky progres paraqet stimul shtesë dhe nxitje të angazhimeve të Qeverisë për ndërtimin e standardeve dhe parimeve për parandalim të korrupsionit në të gjitha sferat.

“Qeveria e re është fuqishëm e vendosur të kundërshtojë krimin dhe korrupsionin në të gjitha sferat. Këtë do ta arrijmë bashkë me të gjitha institucionet kompetente, ekspertët, odat dhe të gjithë faktorët tjerë në këtë pjesë”, porositi Nikollovski.

Rekomandimet ishin publikuar në vitin 2014 dhe kishin të bënin për parandalimin e korrupsionit në Parlament, gjyqësor dhe prokurori. Prej atëherë deri në në vitin 2018 janë realizuar dy vlerësime për përmbushjen e rekomandimeve të dhëna. Atëherë, GREKO kontaktoi se një numër i madh i rekomandimeve nuk janë përmbushur në realitet për çka vendi ishte robëruar në grupin e shteteve të pakënaqshme në nivel global.