Zëvendëskryeministri i ngarkuar për luftië kundër korrupsionit, në Fejsbuk njoftoi se institucionet kompetente, secila brenda kompetencës së saj, kanë filluar hetimin për rastit për alokimin e mjeteve nga Bashkimi Evropian përmes Agjencisë kombëtare për programe arsimore evropiane dhe mobilitet.
“Si zëvendëskryeministër për luftën kundër korrupsionit dhe krimit, jam në komunikim të vazhdueshëm me institucionet dhe rasti do të hetohet dhe sqarohet plotësisht. Hetimet nuk përjashtojnë përgjegjësinë politike nëse ekziston bazë për të. Si anëtar i Qeverisë, përgjegjës për zbatimin e kodit të etikës, ndjek aktivisht zhvillimet dhe do të informoj opinionin për çdo informacion tjetër të rëndësishëm”, shtoi Nikollovski në njoftim.
