Ngrirja e çmimit të vezëve, Bekteshi: Prodhuesit janë të obliguar që të furnizojnë marketet

TË FUNDIT

Përveç vendimit për ngrirjen e çmimit të vezëve dhe orizit, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se Qeveria ka miratuar vendim për kufizimin e eksportit të këtyre produkteve, përcjell TV21. Bekteshi tha prodhuesit janë të obliguar që të furnizojnë marketet me se 70% të prodhimit.

“Shtesë, si vendim, përveç ngrirjes, e kemi miratuar edhe kufizimin në pjesën e eksportit, ku 70 për qind të prodhimit të përgjithshëm, ose plasmanin që e kanë pasur të gjithë prodhuesit tanë, t’i furnizojnë zinxhirët tanë të marketeve, e me këtë të mos ketë mungesë të këtij produkti te qytetarët”, tha mes tjerash Bekteshi.