Ngjitëset “NMK” 3 minuta punë/ Mund të bëni kërkesë vetëm me librezën e veturës

TË FUNDIT

“Jemi këtu ku bëhen kontrollet teknike të veturave për të parë procesin se si vendosen ngjitëset e targave me emrin e ri të shtetit.

Për të vendosur ngjitëset “NMK” në targat e veturave, duhet të paraqiteni me librezën e veturës.

Burhan Sali, punonjës në kontrollin teknik, tregoi për TV21 se tani procedura është shumë e lehtë në krahasim me atë më herët ku është dashur të plotësohen formularë për të bërë kërkesë.

“E shohim librezën dhe e shohim se cili është pronari, pronari p.sh. është Burhan Sali dhe e shkruajmë këtu Burhan Sali.
-Për sa kohë mbaron procedura?
-Procedura mbaron për 2 3 minuta.”- thotë Burhan Sali, punonjës në kontroll teknik të veturave.

Përveç kësaj ai shton se ka mjaftueshëm ngjitëse, ndërsa tregon se deri më tani kanë vendosur 161 ngjitëse.

“A e përmbush numrin e kërkesës së qytetarëve?
-Kur dorëzohen në kontrollimet teknike secili e ka një bazament sa duhet të dorëzohen ngjitëse për veturat.”- shton Burhan sali, punonjës në kontroll teknik të veturave.

Ngjitëset NMK qytetarët i marrin falas. Në rast se nuk i kanë ato, nuk do të mund të udhëtojnë jashtë shtetit.

Ndërrimi i targave nga “MK” në “NMK” vjen si pasojë e ndryshimit të emrit të shtetit sipas marrëveshjes së Prespës.