Ngjarjet që shënohen në datën e sotme

Must Read

Hagë: Mustafa nuk deklarohet rreth akuzave të tij

U mbajt seanca e parë gjyqësorë ndaj, Salih Mustafës, i njohur gjatë luftës si komandant Cali. Mustafa...

Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave më të reja, deri më tani të infektuar me koronavirus janë 33.385.696 njerëz në...

Lampard: Kepa Arisabalagan nuk e luajti ndeshjen e tij të fundit për Chelsea

Menaxheri i Çellsit, Frank Lampard ka mbrojtur Kepa Arisabalagan nga kritikat, për të cilat ai tha se...
- Advertisement -

1321. – Vdiq në Ravena poeti, filozofi dhe mendimtari politik italian Dante Alighieri. Konsidrohet si poeti më i madh i Italisë. Ishte autori i Komedisë Hyjnore (Divina Commedia), e cila merret si kryevepër, si antonomasi e letërsisë të të gjitha kohrave.

1547. – Lindi burrështetasi holandez Johan van Oldenbarnevalt, babai i shtetit modern holandez.

- Advertisement -

1752. – Britania e madhe dhe kolonitë e saj e pranuan Kalendarin gjeorgjian.

1741. – Kompozitori anglez, me origjinë gjermane, Georg Fridrih Handel, përfundoi veprën e tij “Mesia”, mbas një pune të pandërprerë prej 23 ditësh.

- Advertisement -

1760. – Lindi Luigi Cherubini, kompozitor italian. Vdiq më 15 mars të vitit 1842.

1812. – Napoleoni hyn në Moskë, gjatë invazionit të tij në Rusi. Qytetit iu vu flaka nga rusët që tërhiqeshin, ndërsa qyteti vazhdoi të digjej deri më 19 shtator, duke shkatërruar më shumë kryeqytetin.

- Advertisement -

1829. – Përfundon Lufta Ruso-Turke me nënshkrimin e traktatit të Adrinopojës. Car Nikola  merr toka në jug të Kaukazit.

1851. – Vdiq Xhejms Fenimore Kuper, romancier i njohur amerikan. Ai u bë i njohur për romanet e tij aventureske, përfshirë dhe “I fundmi i Mohikanëve”.

1852. – Vdiq Duka i Wellingtonit. I njohur si komandant ushtarak, arritja më e madhe e të cilit ishte mundja e Napoleonit në Betejen e Vaterlosë më 1815. Ai ishte Kryeministër i Britanisë në vitet 1828-1830.

1895. – U lind në Bejrut pedagogia dhe atdhetarja Shadie Asllani. Atje mbaroi kolegjin amerikan për vajza. Në 1920 hapi në Libohovë shkollën e parë të vashave. Në Tiranë punoi nëndrejtoreshë përkrah Mati Logorecit dhe drejtoi shoqërinë e grave “Shqiptarka”. U aktivizua në Kongresin e arsimit shqiptar në 1924 në veprimtaritë e shoqërisë “Bashkimi”. U largua nga Shqipëria bashkë me Nolin dhe pas kthimit në atdhe u burgos dhe u internua.

1911. – Kryeministri rus, Peter Stolipin, plagoset për vdekje nga një vrasës në një teatër në Kiev. Ai vdiq katër ditë më vonë.

1927. – U nda nga jeta mikja amerikane e Shqipërisë, balerina me famë botërore Izador Dankën (Isadora Duncan). Në vitet e vështira të luftës së parë botërore ka jetuar në Sarandë, duke ndihmuar viktimat shqiptare të kasaphanës botërore. Në kujtimet e saj Izador Dankën ka shkruar për ditët dhe veprimtarinë e zhvilluar në Shqiperi.

1937. – Vdiq Tomas Masarik, udhëheqës revolucionar çek, i cili në vitin 1918 u bë Presidenti i parë i këtij vendi.

1938. – Anija fluturuese gjermane LZ 130 Graf Zeppelin kryen fluturimin e parë të përurimit.

1936. – Lindi në SHBA nobelisti për mjekësi Ferid Murati nga baba shqiptar dhe nënë amerikane. Ai është diplomuar në universitetin e Virxhinias, ku gjithashtu u emërua profesor në vitin 1970. Studimet e tij janë përqëndruar në efektet e nitroglicerinës në trupin e njeriut. Fitoi çmimin “Nobel” në 1998. Një nga sukseset më profesionale të Ferid Muratit është shpikja e viagrës tashmë me famë në të gjithë botën. Murati aktualisht kryen kërkime shkencore në Universitetin e Teksasit.

1959. – Anija kozmike ruse Luna-2 zbret e para në Hënë.

1960. – Përfaqësuesit e vendeve prodhuese të naftës përfunduan një takim në Bagdad, që çoi në formimin e organizatës OPEC.

1982. – Presidenti i Libanit, Bashir Gemayel, vritet nga një shpërthim bombe në zyrat e Partisë së tij në Beirutin Lindor.

1996. – Princi kamboxhian Norodom Sihanouk fali udhëheqësin e kmerëve të kuq, Ieng Sary, për rolin e tij në kohën e “fushave vrasëse” të viteve ’70.

1999. – Vdiq në moshën 89 vjeçare Charles Crichton, regjisor i shquar britanik. Ai realizoi një seri komedish të suksesshme, përfshirë këtu edhe “hitin” e tij të fundit, filmin “Një peshk me emrin Wanda”.

2001. – Gjenden dy kutitë e zeza të avionit që u rrëzua më 11 Shtator mbi Pentagon pranë Uashingtonit.

2001. – Vdes udhëheqësi legjendar i gueriljes afgane, Ahmad Shah Masud, nga plagët e marra nga një sulm vetëvrasës me bombë. Masud, pengesa kryesore ushtarake për zotërimin e gjithë Afganistanit nga ana e Talebanit, u godit nga copat e një bombe që shpërthyen nga dy arabë, të cilët u hoqën si gazetarë.

2003. – Pesë kombet më të fuqishme të botës dalin të ndara nga një debat “i paanshëm” mbi të ardhmen politike të Irakut. Ministrat e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Kinës, Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara, gjatë takimit të zhvilluar në Gjenevë, ranë dakord që Kombet e Bashkuara të miratojnë një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit.

2005. – Në Shkup ndërroi jetë parashutistja më e suksesshme e Maqedonisë në konkurrencën për femra, Nada Iceva -Salxhieva.

2006 – Në Firence vdiq Oriana Falaci, gazetar i njohur italian. Lindi në vitin 1930.

2007 – Kryqi i Kuq  ndërkombktar njoftoi se të paktën 150 vetë humën jetën, ndërsa më shumë se një mijë u evakuan për shkak të përmbyjtjeve dhe motit të keq që e përfshiu Afrikën.

2009. – Vdiq aktori Patrick Swayze, i cili ishte i njohur edhe si kërcimtar i shkëlqyer profesionist, ndërsa karrierën e filloi me mjuzikëllat e Broduejit.

- Advertisement -

Hagë: Mustafa nuk deklarohet rreth akuzave të tij

U mbajt seanca e parë gjyqësorë ndaj, Salih Mustafës, i njohur gjatë luftës si komandant Cali. Mustafa në këtë seancë gjyqësore ka...

Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave më të reja, deri më tani të infektuar me koronavirus janë 33.385.696 njerëz në të gjithë botën. Si pasojë...

Lampard: Kepa Arisabalagan nuk e luajti ndeshjen e tij të fundit për Chelsea

Menaxheri i Çellsit, Frank Lampard ka mbrojtur Kepa Arisabalagan nga kritikat, për të cilat ai tha se ishin të padrejta.

Bashkëpunimi energjetik rajonal në fokus të vizitës së zëvendës kryeministrave Bytyqi dhe Nikollovski dhe ministrit Bekteshi në Selanik

Zëvendës kryeministrat për çështje ekonomike, koordinim të resoreve ekonomike dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm...

Aktori Çun Lajçi vjen edhe në Shkup, bën shitjen e librave në sheshin Skënderbeu

https://youtu.be/qGIBqOutBRM Aktori i madh kosovar Çun Lajçi ka ardhur edhe në Shkup të shes librat e tij.
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -