Zhveshja lakuriq në shatërvanin e famshëm të Fontana di Trevi, noti në kanalet e Venecias, shkarravitja e mureve të Koloseut e deri te vjedhja e mbetjeve vullkanike të Pompeit, janë disa nga aktet e përdhosjes së destinacioneve turistike dhe historisë në Itali që janë bërë nga turistët e huaj.
Sjelljet e këqija të turistëve kanë xhindosur në vazhdimësi italianët dhe u rikthyen në vëmendje pasi një çift britanik një javë më parë gdhendën emrat e tyre në murin e Koloseut të lashtë të Romës.
Dhe me turizmin që tani është kthyer në nivelet e para-pandemisë, kërdija duket se është përsëri në rrjedhë të plotë dhe më shumë mundësi turistët do të shkaktojnë kaos rreth monumenteve antike.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për prishjen dhe përdhosjen e relikeve të lashta, ose për shkaktimin e një shqetësimi publik, shumë prej tyre madje janë përballur me gjoba për mashtrimet dhe janë përballur me zemërimin e autoriteteve italiane.
Sërf në kanalin e madh të Venecias me hidrofoile elektrike
Ndoshta një nga rastet më të rrezikshme të turistëve që nuk respektonin vendet e çmuara të Italisë, ishte ai ku dy australianë lëvizën përgjatë Kanalit të Madh të Venecias mbi hidrofoilat elektrike .
Dy burrat u filmuan duke “kapur dallgët” në gusht të vitit të kaluar dhe veprimi i tyre zemëroi si turistët ashtu edhe vendasit.
Zhytje nga 30 metra në kanalet e Venecias
Një turist gjithashtu inatosi kryebashkiakun e Venecias në mars, pasi ai u hodh me bark nga 30 metra lartësi në kanalet ikonike të qytetit.
Me tutat e plazhit veshur, turisti u hodh nga parvazi i një pallati dhe u përplas me bark në ujë.
