“Të vijë Mickoski, të jetë kryeministër? Nuk mendoj për dorëheqje”, pati deklaruar Zoran Zaev.
E kritikuan zgjedhjen e tij për kryetar të VMRO-DPMNE-së, disa herë kërkohej dorëheqje, ishte sfida që t’i rruajë deputetët derisa të tjerët formuan fraksione brenda partisë. Cila është rruga e Hristijan Mickoskit nga Valandova deri këtu, në “Ilindeska” nr.2.
Rruga kalon nëpër vendosmëri dhe vizion për një Maqedoni më të mirë. Krenarinë e paralajmëroi që para 6 viteve.
“Ëndrra ime dhe ëndrra e gjeneratës sime ndoshta nuk është parë deri në fund. Por ju premtoj se do të bëj gjithçka që ëndrra e gjeneratës suaj të bëhet realitet. Kjo do të thotë Maqedonia e pasur ekonomikisht, me prosperitet dhe krenare. Maqedonia do të fitojë, mos e harroni këtë”, kështu pati thënë Mickoski.
Por nuk ishte edhe kaq e lehtë. Kishte një sërë ciklesh zgjedhore.
“Ende vetëm 13 ditë Zaevi është kryeministër dhe asnjëherë më”, pati deklaruar Mickoski në dhejtor të vitit 2019.
Ëndrra mbeti e parealizuar, ndërsa partia që ishte monolite dhe e mbyllur për ndodhitë e brendshme, pëshpëritjen e zëvendësoi me publikim të problemave që deri më atëherë ishin të fshehur nën qilimin e kuq në Pallatin e bardhë.
“Hristijan Mickoski nuk i plotësoi pritjet për shkak se partia është e shkatërruar deri në nivel të mosnjohjes dhe se me udhëheqjen e tij të mëtutjeshme të VMRO-DPMNE-së, partia edhe më tej do të fundoset”, tha Borçe Stamov.
Fraksionet dështuan, ndërsa vendosmëria e Mickoskit që të jetë kryeministër mbeti. Tre vjet më vonë filloi fushata zgjedhore e përkushtuar kryesisht çështjeve të identitetit, së ardhmes europiane dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Numrin më të madh të votave i mori me narrativin kundër BDI-së, partia e cila, siç thuhej, popullit i erdhi në majë të hundës.
“Krimin e familjes së Ahmetit dhe krerëve të BDI-së, pjesa më e madhe e shqiptarëve në Maqedoni e hedhin poshtë dhe refuzojnë që ta pranojnë. Në vend si ideolog siç do që të prezantohet, i rrethuar me fortesë guri, do të mbetet një kriminel i thjeshtë dhe në atë mënyrë do ta përfundojë karrierën e tij politike”, tha Micksoki.
E ardhmja europiane, sundimi i së drejtës, janë ndër segmentet kyçe që i theksojnë në urimet e tyre partnerët tanë strategjikë.
“Derisa kryeministri dhe kabineti i tij e marrin funksionin, me padurim presim që ta vazhdojmë partneritetin tonë për përforcimin e sundimit të së drejtës, përmirësimin e zhvillimit ekonomik, energjetik dhe infrastrukturor, strukturave sociale dhe përafrimin e vendit në rrugën e tij drejt BE-së”, tha Anxhela Ageler, ambasadore e ShBA-ve në RMV.
Për rezultatet e qeverisë së re, Mickoski tha se nuk do të presë që të mbarojë muaji i mjaltit, ndërsa qytetarët aq më pak do të presin për kthimin e jetës dhe shpresës që të mos jetë si deri më tani.