Nga sot rritet çmimi i rrymës në Maqedoni! KRRE: Rritje e vogël, shumica e familjeve në bllokun e parë

TË FUNDIT

Nga sot, 1 janar, ka hyrë në fuqi vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Sipas KRrE-së, rritja do të aplikohet në të tre blloqet e konsumit.

Çmimi i energjisë elektrike në bllokun e parë rritet për 2.45%, në bllokun e dytë për 2.87%, ndërsa në bllokun e tretë për 3.32%. Edhe tarifa e lirë shënon rritje prej 2.5%. Kryetari i KRrE-së, Marko Bislimoski, ka theksuar se shumica e amvisërive, rreth 64%, konsumojnë vetëm në bllokun e parë dhe do ta ndjejnë më pak këtë rritje të çmimit.