Bullgaria kalon në euro! Radev: Nuk është vetëm zgjidhje ekonomike apo monedhë – është shenjë përkatësie

TË FUNDIT

Bullgaria nga sot zyrtarisht e bëri euron monedhën e saj zyrtare. Disa orë para futjes së planifikuar të euros në Bullgari, Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitar Radev, tha se “euro nuk është vetëm një zgjidhje ekonomike, jo thjesht një monedhë – është një shenjë përkatësie: se vendi juaj nuk është në periferi, por në një hapësirë me rregulla të përbashkëta, besim dhe përgjegjësi”.

Ai gjithashtu e përshkroi atë si “një shenjë se përpjekja që keni bërë është njohur dhe pranuar”. “Leva bullgare ka qenë gjithmonë më shumë se para. Emri i saj vjen nga luani – një simbol që ka shoqëruar shtetësinë bullgare për shekuj me radhë”, kujtoi Radev.

Mbishkrimi “Zoti e ruajtë Bullgarinë” në monedhat më të reja evropiane flet vetë, tha ai, duke theksuar se Bullgaria është Evropë dhe Evropa është Bullgari.