Nga sot çmime më të ulëta të mbi 1000 produkteve! Risteski: Çmimet nuk u rritën më 1 shkurt

TË FUNDIT

Nga sot tregtarët duhet t’i ulin çmimet e mbi 1000 produkteve ushqimore. Vendimet e qeverisë për kufizim të marzhit të përfitimit bruto dhe për ngrirjen e çmimeve, kaluan në Gazetën Zyrtare. Zëvendësministri i ekonomisë Marjan Risteski në Biznes21 tha se presin ulje të çmimeve për 10% përveç për 8 grupet e produkteve bazë ushqimore ku çmimet nuk duhet të rriten. I pyetur se pse është ngrirë çmimi nga 1 shkurti kur pas shportës së Vitit të Ri produktet përsëri u shtrenjtua, Risteski thotë se nuk ka pasur rritje.

“Për shkak se për shportën e Vitit të ri vetë prodhuesit përkatësisht tregtarët dhe marketet i ulën çmimet për 10%, tani jemi në periudhë kur u rritën për 10, ndërsa u kthyen ato çmime dhe ne duhet ta kufizojmë marzhën bruto ose ta ngrijmë çmimin e çmimeve më të larta”, tha Marjan Risteski.
-Nuk mendoni se jeni vonuar pak me vendimet?
-Jo, nuk është vonuar për shkak se ju thash se një pjesë e atyre produkteve nuk janë shtrenjtuar, ndërsa me atë që e kanë dhënë si zbritje në periudhën paraprake vetëm e kanë arritur çmimin normal, çmimin e tregut”, tha Risteski.

Janë marrë në konsideratë të gjitha propozimet e biznesit që kanë arritur tek ta. Risteski thotë se me marrjen e masave duhet të mbrohet edhe biznesi për të mos i shkaktuar probleme ekonomisë. Ata kanë mekanizma për të parandaluar të gjitha truqet e tregtarëve.

Dënimet rigoroze që u paralajmëruan për muajin janar me Ligjin për Praktikat e Padrejta të Tregtisë, i cili ishte një zgjidhje sistematike që duhej të pengonte tregtarët të bënin përfitime shtesë, do të duhet të presin ende. Ligji parashikon që zbritja të mos kalojë 10%, por gjatë gjithë vitit. Pra, Drejtoria kundër monopolit do të duhet të analizojë periudhën nga shtatori i vitit të kaluar deri në shtator të këtij viti dhe pastaj të shqiptojë gjoba.

“Në vetë ligjin është parashikuar të mos tejkalohet rabati dhe shpenzimet e tjera prej 10% gjatë tërë vitit. Pra ata nuk munden në muaj të caktuar ta tejkalojnë këtë, jo se nuk është lejuar megjithatë kur ta kenë rezultatin e përgjithshëm të rabatit dhe shpenzimet gjatë dhe në fund të vitit nuk duhet të tejkalojnë 10%. Atje ku do të ketë tejkalime do të ketë gjoba rigoroze”, tha ai.

Përndryshe vendimet e qeverisë me të cilat pritet të kontrollohen çmimet e produkteve bazë ushqimore do të vlejnë deri më 30 prill dhe do t’i përfshijnë Ramazanin dhe Pashkët.