Në vitin 2017, kasapi me origjinë turke, Nusret Gökçe, fitoi famë brenda natës, kur një video e tij duke erëzuar në mënyrë madhështore një copë biftek u bë virale në internet.
Që atëherë, 39-vjeçari është bërë më i njohur me pseudonimin e tij në internet “Salt Bae” dhe ka hapur mbi 22 restorante në të gjithë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Greqi dhe Dubai.
Përveç pasurisë së tij të vlerësuar prej 40 milionë funtesh, Nusret gjithashtu numëron në klientelën e tij yje si Leonardo DiCaprio, Usher dhe futbollistin francez Kylian Mbappe në mesin e klientelës së tij të famshme.
Gjatë fundjavës, manjati i biftekut ishte një nga pak njerëz që u lejuan të hynin në fushë në Katar pas fitores së Argjentinës në Kupën e Botës ndaj Francës, edhe pse me Messin nuk i shkoi edhe aq mirë.
Po kush është Nusreti?
I lindur në gusht 1983, Nusret ishte një nga pesë fëmijët e familjes. Babai i tij Faik Gökçe punonte si minator dhe duhej të kalonte disa muaj larg shtëpisë dhe familjes në një periferi të varfër në lindje të Stambollit.
Duke folur për The Times në vitin 2019, Nusret shpjegoi se si ai shpesh shkonte në shkollë duke vishte këpucë dhe këmisha që nuk i përshtateshin pasi prindërit e tij nuk mund të përballonin t’i blinin ndonjë gjë tjetër.
Nusret pohon se e la shkollën në moshën 12-vjeçare dhe filloi të punonte si kasap për të ndihmuar babanë me financat e familjes. Ndërsa punonte në shtëpitë e biftekëve turq, kuzhinieri aspirues duhej të ngjitej nga fundi dhe përgjegjësitë e tij thuhet se përfshinin larjen e enëve.
Pasi kreu shërbimin e tij ushtarak në moshën 20-vjeçare, Nusret arriti të bindë një bankë që t’i jepte hua 2500 £ për të vizituar Argjentinën për të mësuar më shumë rreth industrisë së mishit.
Kur ishte 27 vjeç, ai hapi restorantin e tij të parë në Stamboll dhe pretendon se ka fituar 4500 £ në ditën e parë. Me ndihmën e biznesmenit turk Ferit Sahenk, Nusret vazhdoi të hapte degë në Ankara, Dubai dhe Doha. Megjithatë, ai gjithmonë e kishte zemrën të vendosur që një ditë të pushtonte Amerikën.
Edhe pse kishte bërë emër në biznesin e restoranteve, jeta e Nesrutit ndryshoi brenda natës në vitin 2017, kur ai ndau një video të tij duke përgatitur një biftek osman në stilin e tij në Instagram.
Në vitin 2019, ylli i Instagram shpenzoi 36 milionë funte në hotelin luksoz Macka Palace në Stamboll, ku hapi një tjetër nga restorantet e tij.
