Qindra persona janë arratisur nga drejtësia në Maqedoninë e Veriut. Por kush janë personat të cilët kërkohen me fletëarrest!? Në listën e ueb faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski.
Ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut kërkohet për rastin mbi organizatorët e sulmit në Kuvend me 27 prill të vitit 2017 dhe për rastin “Tanku”, për furnizimin e paligjshëm me Mercedesin e famshëm.
Përveç tij kërkohen edhe:
Nikolla Vojminovski, gjithashtu lidhet me ngjarjet e 27 prillit, ai kërkohet për tentim vrasje të një deputeti
Agim Krasniqi, kërkohet gati 3 vjet për mashtrim në procez zgjedhor dhe posedim të armatimit
Bekim Memeti, në janar i burgosuri nga Tetova u arratis nga burgu deri sa po transportohej në një spital. Ai është i dënuar me mbi 20 vjet burg për vrasje dhe tregti dhe shpërndarje të substancave narkotike
Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujovski, dy ish agjentët е Drejtorisë për Sigui Kombëtare kërkohen pasi të dy janë të akuzuar për skandalin e përgjimeve.
Alil Demiri, kërkohet për përfshirje në vrasjen e pesfishtë në Liqenin e Smilkovës, gjegjësisht për rastin “Monstra”.
Afrim Ismailoviq, gjithashtu është në arrati, ndërsa kërkohet gjithashtu për rastin Monstra.
Bajram Limani, gjithashtu kërkohet nga organet e rendit pasi i njëjti është i dënuar për vrasjen e Xhemail Rexhepit- Kompandant Shqiponjës
Besir Latifi, Egzon Zendeli Sedat Bajrami dhe Senad Latifi, të gjithë nga Gërçeci i Shkupit, gjithashtu kërkohen me fletarrest ndërkombëtar për rastin “Mali”
Ismail Rogaqi nga Shkupi, gjithashtu kërkohet nga organet e rendit për rastin “Mali”
