Të hënën në Kosovë hyn në fuqi zyrtarisht heqja e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve pas orës 22:30 dhe gastronomia do të ketë mundësi që të kryejë aktivitetin e saj deri në orën 23:00.
Kjo pasi që Qeveria e Kosovës të premten e kaluar vendosi për lehtësim të masave antiCOVID, pas rënies së numrit të rasteve të reja dhe viktimave me koronavirus.
Sipas masave të reja, personat që ecin në rrugë vetë kanë të drejtë që të mos mbajnë maska.
Organizimi i ahengjeve ndalohet deri më 15 qershor, pas së cilës datë sipas situatës epidemiologjike do të ketë rivlerësim të kësaj pike.
