Nga e hëna armëpushim midis forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë në Ukrainën Lindore

TË FUNDIT

Është arritur marrëveshje midis Ukrainës, Rusisë dhe OSBE-së për armëpushim midis forcave ukrainase dhe separatistëve prorusë në Ukrainën Lindore, bëri të ditur Kabineti i presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

“Ky hap është rezultat i punës efikase të delegacionit ukrainas me mbështetjen e partnerëve nga Berlini dhe Parisi”, theksohet në kumtesë. Në të shtohet se armëpushimi i plotë dhe gjithëpërfshirës, nëse pala tjetër e respekton, është parakushti për zbatimin e marrëveshjes së Minskut.

Marrëveshja, së bashku me tërheqjen e armëve të rënda dhe forcave të armatosura të huaja nga zona e konfliktit, parashikon zbatim të reformave kushtetuese, përfshirë edhe përgatitjen e Kushtetutës së re dhe “decentralizim” të zonave Donjeck dhe Lugansk në marrëveshje me përfaqësuesit e atyre zonave.