Nga 1 dhjetori, rregulla të reja për miratimin e pushimit mjekësor

TË FUNDIT

Nga 1 dhjetori hyjnë në fuqi rregulla të reja për miratimin e pushimit mjekësor. Mjekët amë, bazuar në vlerësimin e tyre, do të mund të miratojnë deri në pesë ditë pushim, në vend të shtatë ditëve sa ishte deri më tani. Nëse pushimi mjekësor vazhdon, nga dita e gjashtë do të zbatohen kritere mjekësore në varësi të diagnozës, ndërsa mund të nevojiten edhe ekzaminime shtesë. Te sëmundjet kronike do të mund të përdoren konstatimet e mëparshme mjekësore, nëse ato janë ende të vlefshme. Për pushim mjekësor më të gjatë se 60 ditë, si rregull, do të kërkohet mendim i përbashkët nga tre specialistë, me përjashtim të disa sëmundjeve të rënda. Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor sqarojnë se mjeku amë do të vazhdojë të ketë të drejtë të miratojë pushim mjekësor deri në 15 ditë, ndërsa për periudha më të gjata do të vendosë komisioni mjekësor.