Nesër shkupjanët do të zgjohen me ngrohje. Bislimovski: Do të kemi probleme në ditët e para, lus për durim

TË FUNDIT

Shkupjanët që ngrohen nga Ngrohtorja e Qytetit, nesër do t’i kenë banesat e ngrohta, për shkak se sot Elektrana e Maqedonisë së Veriut u pajis me 3 licenca për prodhimin, shpërndarje dhe furnizimin me energji termike. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski tha se temperatura e radiatorëve do të jetë 21 gradë edhe përkundër asaj se në vendet europiane temperatura e ngrohjes është ulur në 19 gradë. Megjithatë Bislimovski shtoi se do të ketë probleme të caktuara, për çka edhe u kërkua durim nga qytetarët.

Pritjet tona janë që në ditët e para kur do të fillojë lëshimi i ngrohjes në amvisëritë në Qytetin e Shkupit të ketë disa problem të caktuara dhe nga këtu ju bëj thirrje qytetarëve dhe EMV-së, qytetarët para se gjithash të kenë durim sepse sipas eksperiencave që i në 10-15 vitet e kaluara problem më i madh për mos furnizim me energji termike që nga dita e parë e sezonit është shkyçja nga rryma e nën stacioneve për energji termike në banesa për shkak të mos pagesës së faturave”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KrrE-së.

Tani për tani vendi ka gaz për dy javët e ardhshme, por KRrE siguron se do të ketë ngrohje deri në fund të sezonit. Sa i përket kompanisë “TE-TO”, është e pasigurt nëse do të funksionojë, por Bislimovski thotë se banorët e Shkupit kanë pasur energji termike edhe para vitit 2012, kur kjo kompani ka filluar të funksionojë. Nga ana tjetër, kryetari i KRrE-së është i mendimit se shkollat dhe institucionet tjera nuk duhet të futen në tregun e rregulluar të energjisë elektrike për shkak se kështu do të dëmtohet EMV.

“Vlerësoj se “EMV Shitje” nëpërmjet kompanisë së saj mund t’i shesë rrymë shkollave fillore dhe të mesme, ndërmarrjeve komunale dhe kompanive që qeveria mendon se duhet t’u ndihmohet me çmim që janë të njëjtë ose edhe më të lira nga tregu i rregulluar dhe para se gjithash EMV do të fitoj mjete shtesë”, shtoi Bislimovski.

EMV-së licenca e prodhimit iu është dhënë për deri në prill të 2023-tës, licenca e shpërndarjes për 35 vjet dhe licenca e furnizimit për 10 vjet. Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë sqarojnë se Serbia, Italia, Zvicra, Austria dhe Gjermania kanë shtyrë fillimin e sezonit së ngrohjes për 1 javë.