Në orët e pasdites së sotme priten reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha, ndërsa gjatë natës do të zgjerohen kudo, ndërsa në male do të kalojnë në reshje të borës.
Reshjet nesër në ditën e fundit të vitit, në pjesët lindore të vendit do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima të rralla. Megjithatë, gjatë natës së Vitit të Ri reshjet gati kudo do të ndalen.
Në dy ditët e para të Vitit të Ri moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa reshje më të mëdha do të ketë të dielën.
