Nëpër lugina sot do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. Në vendet e tjera do të mbizotërojë mot me diell me vranësira mesatare. Do të ketë më shumë vranësira në pjesët perëndimore ku gjatë natës do të ketë reshje shiu të dobët. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor, veçanërisht në pjesët perëndimore.Temperatura maksimale, siç kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM), do të jetë në intervalin prej 10 deri 16, ndërsa në vendet me mjegull deri në 5 gradë. Në Shkup nga orët e pasdites do të jetë me vranësira mesatare.Gjatë fundjavës, nën ndikimin e aktivitetit ciklonik dhe masës së lagësht të ajrit, do të mbisundojë mot me vranësira me reshje shiu, ndërsa në pjesët malore me dëborë. Herë pas here reshjet do të jenë më të mëdha, në disa vende edhe më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar, kryesisht në drejtim jugor.
Siç kumtoi DPHM, për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore, të dielën reshje dëbore do të ketë edhe në disa vende më të larta, posaçërisht në pjesët perëndimore të vendit. Në malet do të formohet mbulesë e re dëbore.
