“Jemi këtu në Mançester ku përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë është akomoduar për të zhvilluar ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2024. Të hënën Maqedonia përballet me Anglinë”, raporton Artan Nuhiu, TV21.
Anglia pa dyshim që është favorit duke e ditur cilësinë e lojtarëve dhe klubet ku luajnë, por Maqedonia shpesh herë ka ditur të bëjë surpriza me kundërshtarë të mëdhenj. Argjent Beqiri, ish futbollist i përfaqësueses për TV21 shprehet optimist se Maqedonia të nxjerrë një rezultat pozitiv.
“Anglia është favorit në këtë ndeshje, por nëse mendoj që nëse në 30 minutat e para eventualisht nëse nuk pranojmë gol, besoj dhe shpresoj të nxjerrim ndonjë rezultat të favorshëm për ne. Minimumi një barazim por them se duhet shumë punë”, theksoi Argjent Beqiri, ish futbollist.
Në këtë takim do të mungojë mbrojtësi Visar Musliu, për shkak atij kartoni të kuq në ndeshjen e kaluar ndaj Ukrainës. Maqedonia nga dy ndeshje të zhvilluara ka 3 pikë. Në kuadër të grupit C nesër takohen edhe Ukraina-Malta.
“Ndeshja Angli-Maqedoni zhvillohet të hënën në mbrëmje në ora 20:45. Nga Mançesteri, për TV21 Artan Nuhiu.”
