Nesër fillon procesi i skriningut shpjegues për vendin, ndërsa për herë të parë në Maqedoni ka arritur grupi i punës i quajtur “Koela” për zgjerim për vendet që negociojnë për aderim në Bashkimin Europian. Qëllimi i vizitës është për të parë se deri ku janë ligjet e vendit me legjislacionin e Unionit. Leosh Javurek, përfaqësues i Koela, tha kanë ardhur për të mësuar se deri ku janë përgatitjet e vendit në rrugën drejt BE-së dhe rolin e Kuvendit në hapjen e kapitujve.
“Shembull për mjedisin jetësor, ajrin e ndotur që është temë e ndjeshme në Shkup, gjatë skriningut që do të fillojë nesër, ndoshta do të vërtetohet se është e nevojshme ligj i veçantë që të zgjidhet problemi me ajrin e ndotur dhe merrni ndoshta propozim nga BE të miratoni ligj të tillë dhe kuptohet se kjo gjë do t’i propozohet Kuvendit. Kështu ne punojmë dhe komunikojmë. Do të vendosim qëllime dhe punojmë ti përmbushim ato qëllime.”- deklaroi Leosh Javurek, përfaqësues i KOELA.
Skriningu shpjegues nënkupton harmonizim të legjislacionit vendor dhe atij të BE-së, në kapitullin e parë – vlerat themelore. Ekipe nga të dyja palët pritet ta përfundojnë punën me shpejtësi, sepse ky lloj skriningu shpjegues është bërë edhe në vitin 2019. Euroambasadori Dejvid Gir dhe se tanimë është e qartë rruga e Maqedonisë drejt BE-së.
“Skriningu shpjegues duhet të përfundojë deri në nëntor. Skriningu dypalësh që do të fillojë në nëntor do të mbulojë gjithë spektrin e politikave dhe legjislacionin europian në bazë të metodologjisë së re e cila është e organizuar në 6 klasterë që përfshijnë 33 kapituj të legjislacionit europian. Duhet ta kemi parasysh se gjatë procesit negociues, i gjithë legjislacioni evropian do të përkthehet në gjuhën maqedonase”.- deklaroi Dejvid Gir, Euroambasador.
Aleksandar Nikolloski, kryetari i Këshillit kombëtar për eurointegrime theksoi se Maqedonia gjatë kohë po pret në derën e BE-së.
“I presim negociatat aderuese që nga formimi i Këshillit kombëtar për eurointegrime në vitin 2008 kur edhe u formua për herë të parë. Rekomandimi i parë erdhi në vitin 2009 dhe më tutje historinë e dini.”- pohoi Aleksandar Nikolloski, kryetar i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime.
Procesi i skriningut kërkon harmonizim mes të gjitha partive politike në vend, deklaroi Arbër Ademi, kryetar i këshillit për çështje europiane.
“Ky takim sot i përbashkët mes këtyre dy trupave Këshillit kombëtar për eurointegrim meqë udhëhiqet nga deputet opozitar i nderuari z.Nikollovski po edhe nga Komisioni për politikë të jashtme që udhëhiqet nga unë si përfaqësues i partisë në pushtet është ogur i mirë që të gjitha çështjet e rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin e vendit tonë në familjen e madhe europiane t’i bëjmë bashkërisht”- tha Arbër Ademi, kryetar i Komisionit për Cështje Evropiane
Koela është një organ i Këshillit të BE-së, i përbërë nga diplomatë nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, i cili është përgjegjës për procesin e zgjerimit dhe marrëdhëniet me vendet kandidate të cilat negociojnë për anëtarësimin e tyre në BE.
