Se a do të ketë Ziadin Sela kandidatë në Gostivar e Vrapçsisht pas ndarjes nga AKI? Blerim Bexheti tha se nëse do, mund të gjinden forma, përcjell TV21. Pasi Ziadin Sela nuk ka një parti të regjistruar, Bexheti tha se mund të kandidohet ndonjë i pavarur e t’i ofrojë mbështetje
“Nëse do, gjinden format që të kandidojë, mundet një kandidat e pavarur që ta mbështesë. Por ajo është çështje që kur shpallen zgjedhjet fillojnë edhe afatet sipas kodit zgjedhor apo procedurat për kandidim e kështu me radhë”, tha Bexheti në Hajde flasim.
