Nëntë burra kërkuan tretman mjekësor të mërkurën pas mesnate në Gjilan, pasi në lokalin që ishin duke qëndruar, ka filluar të ndihej një aromë, që u ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin, u arrestua një burrë, i cili dyshohet se ka hedhur sprej në lokal.
“Viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, ka njoftuar Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media
