Bashkëshortja e kryeministrit, Rozi Mickoska në pritjen te zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump

TË FUNDIT

Rozi Mickoska, bashkëshortja e kryeministrit Hristijan Mickoski, mbrëmë mori pjesë në pritjen e organizuar nga zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump, për bashkëshortet e liderëve botërorë që marrin pjesë në Asamblenë e 81-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, përcjell TV21. Pritja u organizua në kuadër të iniciativës së Melania Trump, “Ndërtimi i përbashkët i së ardhmes” (Fostering the Future Together), e cila synon t’u ofrojë mbështetje fëmijëve dhe të rinjve, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Së bashku, ne përfaqësojmë një ndërthurje të mrekullueshme të kulturave, gjuhëve, historive dhe traditave. Të gjithë jemi të bashkuar rreth një të vërtete të përjetshme: e ardhmja e botës sonë do të përcaktohet nga ajo që bëjmë sot për fëmijët tanë”, deklaroi zonja e parë e SHBA-së në pritjen për bashkëshortet e krerëve të shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.