Nënpresidenti amerikan, Majk Pens sot e mori vaksinën kundër koronavirusit, edhe atë publikisht, në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, nga Shtëpia e Bardhë.
“Nuk ndjeva asgjë”, tha Pens shkurt pasi e mori vaksinën duke shtuar “Ju lumtë për punën që bëtë”.
Vaksinën e mori edhe bashkëshortja e tij, Karen Pens.
Në aktin e vaksinimit të nënpresidentit morën pjesë njerëzit e parë të sistemit shëndetësor amerikan: Entoni Fauçi, eksperti kombëtar i sëmundjeve infektuese, Robert Redfild, drejtor i Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve dhe Sima Verma, administrator i Qendrës për kujdes dhe shërbim shëndetësor.
Ngjarja u mbajt në ndërtesën administrative Ajzernhauer, ku mjekët e qendrës mjekosoro-ushtarake “Ualter Rid” e jepnin vaksinën.
Presidenti i sapozgjedhur Xho Bajden, gjithashtu vaksinën duhet ta marrë në ngjarje publike gjatë javës së ardhshme.
Presidenti aktual Donald Tramp nuk e promovoi ngjarjen e Pensit, ndërsa rreth një minute para fillimit të transmetimit, në Tuiter shkroi “mashtrimi rus po bëhet gënjeshtër akoma më e madhe!”, transmetojnë mediat britanike.
