Një nënë së bashku me foshnjë katër muajshe janë pozitive me koronavirus. Dje janë pranuar në klinikën infektive në Shkup.
“Për momentin kanë pasqyrë stabile klinike, në mënyrë praktike çdo ditë monitorohen nga pediatër, me formë shumë të lehtë të anemisë, foshnja është në gjendje krejtësisht stabile, pa nevojë për mbështetje me respiratorë”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
I arrestuari 47 vjeçar nga Resnja, i cili dje në mëngjes ka ndërruar jetë nga sulmi në zemër, pas obduksionit të bërë ka rezultuar pozitiv me kovid-19.
“Ka ndërruar jetë nga sulm në zemër, nuk ka pasur temperaturë të lartë. Është pranuar më 8 të muajit të kaluar, megjithatë në obduksioni pas marrjes së monstrës , ai është pozitiv me virusin dhe tani për momentin po bëhen anketa epidemiologjike me të gjithë që kanë qenë në kontakt të afërt me të”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Në Klinikën për sëmundje infektive janë të hospitalizuar 68 pacientë, prej të cilëve 20 me pasqyrë më të rëndë klinike, ndërsa 7 janë në gjendje klinike dhe janë në respiratorë. Janë pranuar edhe 25 persona në spitalin “8 shtatori”, ndërsa 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe janë në respiratorë.
“Tani është e rëndësishme që të respektohen masat gjatë këtyre ditëve kur është vendosur kufizim serioz të lëvizjes. Ne jemi gjithnjë e më afër qëllimit që e kemi vendosur për ta parandaluar përhapjen e virusit dhe ta mbrojmë shëndetin tonë. Dua që të gjithë të jenë të vetëdijshëm se sot ky është investim serioz për shëndet më të mirë, i ndërmorëm të gjitha masat me çka e amortizuam goditjen ndaj sistemit shëndetësor” , tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ministri shtoi se në suaza botërore 97% e personave të kyçur në respiratorë nuk arrijnë të mbijetojnë, ndërsa kjo është për shkak se koronavirusi i sulmon të gjithë organet e jo vetëm mushkëritë.
Për festat fetare që vijojnë, ministri theksoi se do të kërkojë që ora policore të zgjas 24 orë.
