Nefi Useinit dhe vëllai i tij dalin nga paraburgimi, do të mbrohen në liri! Gjykata ka pranuar garanci prej 850 mijë eurove

Must Read

Hajko Mas është në karantinë, i infektuar me Covid-19 një person i sigurimit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas është në karantinë pasi një truprojë e tij ka...

Mbi 80 dyqane në QTQ janë të mbyllura, jepen me qira pa pagesë! Nuk mund t’i paguajnë as faturat

https://youtu.be/J0R4RWmTr_U Dyqanet jepen me qira ose shiten. Këto shpallje mund të shihen...

Bytyqi u apeloi kolegëve të tij funksionarë: Të marrin fund diskutimet për dygjuhësinë në kompanitë private

https://youtu.be/9OEaJSaTFQ0 Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi apeloi që të marrin fund...
- Advertisement -

Këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, njëherit dhe biznesmen, Nefi Usenini bashkë me vëllain e tij Ibro Useini janë liruar nga paraburgimi.

Si garanci se nuk do të arratisen dhe do të jenë të qasshëm për organet e rendit, gjykata ka pranuar prona në vlerë prej prej 850.000 eurove, të cilat sipas asaj që ka deklaruar kryetari i Gjykatës Vasill Batkoski për A1on, janë të mjaftueshme. Çdo masë tjetër është e pavlerë, thotë ai, pasi që hipoteka e pronës është garanci e mjaftueshme. Të dy janë lëshuar në liri dje rreth orës 5 pasdite dhe tani do të mbrohet në liri.

- Advertisement -

“Kemi pasur ofertë të garancisë prej 850.000 eurove, e vlerësuar nga vlerësues i autorizuar për hipoteka. Sipas rendit të ligjit, ai propozim është dorëzuar deri te Prokuroria Publike, ata dhanë mendim pozitiv për pranimin e garancisë. Këshilli Penal ka mbajtur seancë, duke e pasur parasysh se procedura udhëhiqet sipas propozimit të Prokurorisë Publike ne e pranuam garancinë”, tha gjykatësi Batkoski, përcjell Portalb.

Ndryshe, këshilltari i BDI-së në Komunën e Ohrit, ishte në paraburgim në Ohër prej më 26 gusht. Gjithashtu ishte arrestuar dhe vëllai i tij. Ata janë të akuzuar për sulmin ndaj bashkëqytetarit të tyre, Spire Topalloski. Gjykata e Ohrit ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 8 ditëve, ndërkaq më pas të njëjtë ua ka vazhduar me nga 30 ditë. Këshilltari Nefi Useini dhe vëllai i tij akuzohen në lidhje me incidentin që ka ndodhur përpara një hoteli në Ohër. Vëllezërit dhanë nga 10.000 euro garanci për të dalë nga paraburgimi, por Gjykata këtë ofertë nuk e pranoi.

- Advertisement -

Gjatë fundjavës, denoncuesi i incidentit, nga ana tjetër, ka dalë me deklaratë të kundërt, shkruan Ohri 1. Avokati i Spirko Topalloskit nga Ohri, sot ka dërguar një letër të shkruar në të cilën e përcjell deklaratën nga Topaloski për ngjarjen e pakëndshme, por me një përmbajtje të ndryshme nga ajo që fillimisht e ka raportuar klienti i tij dhe sipas së cilës vepron policia. Në deklaratën e sotme ai thotë:

Gjatë vitit të kaluar, policia në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike kishin hyrë në kompaninë e këshilltarit Nefi Useini.

- Advertisement -

Useini është i njohur tashmë edhe për ndërtimet e paligjshme në Ohër, që refuzonte t’i prish pavarësisht udhëzimeve nga autoritetet. Gjithashtu është i njohur edhe për sulmet fizike e verbale në vende publike, siç ishte rasti me profesorin Iljaz Iljazi.

- Advertisement -
  • Tags
  • 3

Hajko Mas është në karantinë, i infektuar me Covid-19 një person i sigurimit

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas është në karantinë pasi një truprojë e tij ka qenë pozitiv në koronavirusin e...

Mbi 80 dyqane në QTQ janë të mbyllura, jepen me qira pa pagesë! Nuk mund t’i paguajnë as faturat

https://youtu.be/J0R4RWmTr_U Dyqanet jepen me qira ose shiten. Këto shpallje mund të shihen në shumë dyqane të Qendrës...

Bytyqi u apeloi kolegëve të tij funksionarë: Të marrin fund diskutimet për dygjuhësinë në kompanitë private

https://youtu.be/9OEaJSaTFQ0 Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi apeloi që të marrin fund diskutimet për vendosjen e dygjuhësisë...

Rrallë kush riparon këpucët, zanati i këpucëtarisë në Kërçovë drejt zhdukjes

https://youtu.be/wCl-H-CXyY8 Këpucëtari Asan Kanzo herët në mëngjes hapi punëtorinë e tij dhe filloi të riparonte këpucët që...

9.500 emigrantë vendosen në kampin e përkohshëm në Lezbos

Për momentin i kemi 9.500 njerëz në kampin e ri, zyrtarisht 2.000 janë jashtë kampit dhe rreth një mijë njerëz do të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -