Nedelkov: Greva në arsimin fillor dhe të mesëm vazhdon edhe nesër, çerdhet do të punojnë

TË FUNDIT

Jakim Nedelkov, kryetar i SASHK-ut theksoi se kanë analizuar ofertën nga Qeveria për rritje prej 12% të pagave në arsim së bashku me antarësinë.

“Nga gjithsej 480 sindikata, 388 ishin pro vazhdimit të grevës dhe 83 për thirrje për ndërprerjen e grevës. Shumica e tyre janë nga sindikata për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa sindikatat e arsimit fillor dhe të mesëm janë deklaruar për vazhdimin e grevës. SASHK, duke marrë parasysh rezultatet e përmbledhura, ka vendosur që greva në arsimin fillor dhe të mesëm të vazhdojë edhe nesër deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Nedelkov.

Nedelkov shtoi se në çerdhe do të ndërpritet greva.

Këshilli i SASHK-ut vendosi që të mërkurën më 4 maj 2022 të organizojë protestë masive para Qeverisë.