Ne-Yo ka tërhequr vëmendje me marrëdhënien e tij poligame, por më në fund ka shpjeguar me detaje sesi funksionon.
Në një intervistë, ai thotë se vendimi erdhi pas divorcit të tij të zhurmshëm.
“Pas divorcit tim shumë publik dhe shumë të shëmtuar, vendosa që nuk do të gënjeja më asnjë grua në jetë. I di gjërat që bëra për ta shkatërruar atë martesë, i pranoj. Vendosa të mos isha më arsyeja që dikush të ndihej ashtu.”
Pas atij momenti, ai bisedoi me një nga tri të dashurat e tij, me të cilën kishte më shumë kohë duke i paraqitur idenë për ta zgjeruar marrëdhënien në vend që t’i bënte gjërat fshehurazi. Këngëtari thotë se ia la asaj zgjedhjen për të zgjedhur vajzat, pa presion e ultimatume. Në fund, të gjitha vendosën për të qenë bashkë.
“Unë nuk jam në tri marrëdhënie. Unë jam në një marrëdhënie me tre persona”, tha ai. “Sigurisht, secila ka kohën e saj individuale, por koha në grup është po aq e rëndësishme.”
Kur bëhet fjalë për dhuratat, si për shembull Shën Valentini që është në prag, situata ndryshon.
“Duhet të sigurohem që blej dhurata për secilën që përputhet me tipin e saj. pastaj ku do të shkojmë apo çfarë do të bëjmë, e vendosim bashkë. Më pas të gjitha marrin dhuratën e vet dhe janë të lumtur.”, para se të shtonte: “S’jam trembur kurrë nga puna.”
I pyetur nëse vajzat mund të kenë lidhje të tjera, ai tha jo.
“Unë nuk kam kërkuar ekskluzivitet nga asnjëra prej tyre. S’kam thënë po të mos jem unë, s’bëhet, s’e kam thënë. Nuk u kërkova të jenë me mua. Ato thanë se duan të jenë me mua. Ato më dhanë ekskluzivitetin. Nëse ma ke dhënë, është imi”, përfundoi ai.
Në mars të 2025, ai prezantoi 4 të dashurat e tij, por koreografja Brionna Williams vendosi të shkëputej nga grupi.
