Në tërmetin në Turqi kanë vdekur 115 persona dhe janë hospitalizuar 137 të tjerë

TË FUNDIT

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues në Turqi është rritur në 115, ndërsa ekipet e shpëtimit janë përqendruar në kërkimin e dy ndërtesave të shembura në Izmir, kumtuan sot njësitë për katastrofa natyrore dhe gjendje emergjence.

Tërmet me intensitet prej gati 7 ballë sipas Rihterit e dridhi Izmirin të premten, si dhe ishullin grek Samos dhe konsiderohet të jetë tërmeti më shkatërrues në 10 vitet e fundit. Gjatë tërmetit u lënduan 1.035 persona, 137 prej të cilëve janë ende në spital.

Më shumë se 4.600 tenda dhe shtretër të improvizuar janë vendosur në strehimore./MIA