Sot dhe nesër në Strasburgu mbahet forumi i shtatë rajonal për sundimin e së drejtës në Evropën Juglindore me temë “Kovid-19 dhe të drejtat e Konventës Evropiane të cilët janë prekur nga pandemia dhe situata e Ballkanit Perëndimor”.
Në forum marrin pjesë përfaqësues të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Këshillit të Evropës dhe institucioneve gjyqësore të vendeve të Evropës Juglindore.
Në Konferencën qendrore, e cila po mbahet në Strasburg, merr pjesë kryetari i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut Robert Spano, kurse pjesëmarrësve iu drejtuan edhe komisarja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatovi, e cila se “kriza shëndetësore ka zbuluar dhe thelluar pabarazitë afatgjata në gëzimin e të drejtave të njeriut.
Në të njëjtën kohë, kryetarët dhe gjykatësit e gjykatave supreme dhe kushtetuese të vendeve të Evropës Juglindore u mblodhën në Beograd, Podgoricë, Prishtinë, Sarajevë, Shkup, Tiranë dhe Zagreb.
