Në Slloveni prej sot në fuqi ora policore

TË FUNDIT

Në Slloveni prej sot në fuqi është ora policore prej orës 21 deri ora 6 në mëngjes. Po ashtu hynë në fuqi edhe ndalesa për tubim të më shumë se gjashtë personave, në vend të 10, sa ishte deri tani, njofton STA.

Ndalesa për lëvizje mes rajoneve ende vlen, me disa përjashtime.

Në Slloveni dje u njoftua se në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 537 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri, që është 20,4 për qind nga të testuarit dhe prej këtu Qeveria mori vendim për masa të reja.