Në Slloveni masat restriktive vazhdohen deri më 22 janar

TË FUNDIT

Numri më i madh i masave ekzistuese epidemiologjike, të cilat janë në fuqi gati tre muaj në Slloveni, do të vazhdohen deri më 22 janar, vendosi Qeveria sllovene.

Ndryshimi i vetëm më i madh është vazhdimi i gjendjes formale të epidemisë në vend për 60 ditë.

Janë ndryshuar edhe rregullat për personat të cilët jetojnë në zonën kufitare dhe kanë tokë nga të dyja anët e kufirit gjegjësisht prej 17 janarit ata të cilët do të arrijnë në Slloveni nuk do të duhet të jenë në karantinë. Udhëtarët tjerë të cilët do ta kalojnë kufirin slloven do të duhet të futen në karantinë nëse nuk shfaqin test negativ për Kovid-19.

Pjesa më e madhe e objekteve afariste edhe më tutje mbeten të mbyllur, me përjashtim të objekteve për pastrim kimik.

Në Slloveni ende janë në fuqi edhe ndalesat për lëshimin e kufijve komunalë dhe rajonalë, orës policore, ndërsa shoqërimi është kufizuar kuadër të një amvisërie.