Në Shqipëri janë shitur mbi 11,7 tonë akullore me oksid etileni

TË FUNDIT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri (AKU) njoftoi se 11,747 kilogramë akullore, me përmbajtje kancerogjene është shitur në tregun shqiptar

“Gjatë kontrollit të kryer në tregun shqiptar, Agjencia e Ushqimit llogariti se një sasi prej 16,1 tonë akullore të dëmshme për shëndetin janë distribuuar në tregjet në vend. prej tyre janë shitur 11,747 tonë. Rreth 20 tonë akoma ishin në depotë e subjekteve eksportuese dhe janë asgjësuar”, informoi Agjencia.

Shtohet se është zbuluar oksid etileni në akulloren e importuar “Baunti”, “Snikers” dhe “Tuiks” disa javë pasi këto produkte u tërhoqën nga shitja në vendet e Bashkimit Evropian.

Nga Agjencia u bëjnë apel qytetarëve se nëse vërejnë shitje të akullores nga akullorja e përmendur universale ta denoncojnë atë.