Në Shqipëri është arrestuar një 24 vjeçar nga Taxhikistani, pjesëtar i organizatës terroriste SHI, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar.
Sipas kumtesës së policisë, pjesëtarët e sektorit për luftë kundër terrorizmit, e kanë arrestuar K.Z. kundër të cilit më 21 prill të këtij viti autoritetet gjermane kanë shpallur fletarrest ndërkombëtar.
“Pjesëtarët e Drejtorisë së Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me sukses e finalizuan aksionin “vizitor”. Në suaza të aksionit ishte identifikuar edhe arrestuar personi K.Z. (24) nga Taxhikistani, pjesëtar i SHI-së, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet gjermane”, qëndron në kumtesë.
Shtohet se gjykata gjermane e ngarkon për pjesëmarrje në organizatë të huaj terroriste dhe për formim të celulës terroriste në Gjermani për kryerjen e xhihadit në emër të SHI-së./MIA
