Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 22 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 448 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 9 pranime dhe atë nga dy pacientë janë hospitalizuar në Klinikën për dermatologji dhe në Klinikën për gastroenterohepatologji, dhe në Klinikën për nefrologji dhe tre pacientë në Klinikën për Neurologji.
Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur tetë pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme janë hospitalizuar pesë të sëmurë.
Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 29 pacientë të shëruar.
Për momentin në Klinikën e lëkurës në kovid-qendër po mjekohen 21 pacientë, në Klinikën për neurologji 30 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 36 pacientë me simptoma të koronavirusit, në kovid-qendrën e Klinikës për nefrologji për momentin janë të vendosur 27 pacientë, në Klinikën për sëmundje të syve 11 pacientë, ndërsa në ORL 20 pacientë. Në Klinikën për gastroenterohepatologji janë të shtrirë 22 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 105 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive janë të shtrirë 132 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 44 pacientë.
Ministria e Shëndetësisë informon se edhe krahas numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 70 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe shtretër plotësues në Klinikën për sëmundje infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”.
Të gjitha repartet infektive kanë sasi të oksigjenit dhe mund të kujdesen për pacientët të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni.
